Kanosi zyrtarin policor përmes telefonit, arrestohet i dyshuari nga Malisheva

Kronikë e zezë

Kanosi zyrtarin policor përmes telefonit, arrestohet i dyshuari nga Malisheva

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 10:02
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Senik të Malishevës, për shkak se përmes telefoni e kishte kanosë viktimën -zyrtar policor.

Deri te kanosja është pasi zyrtari policor derisa kishte qenë në kryerje të detyrës e kishte ndaluar të dyshuarin derisa kishte qenë duke e drejtuar veturën pa patentë shofer dhe pa regjistrim dhe i kishte shqiptuar gjobë.

I dyshuari kur është arrestuar kishte qenë nën ndikim të alkoolit të cilit ju ka bërë matja dhe ka rezultuar 2.03 promil.
 

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat