Rrahja në Skenderaj, policia jep detajet

Kronikë e zezë

Rrahja në Skenderaj, policia jep detajet

Më: 6 dhjetor 2021 Në ora: 21:32
Foto ilustrim

Një rrahje masive ka ndodhur mes dy grupeve të të rinjve te Stacioni i Autobusëve në Skenderaj.

Lidhur me rastin policia po i interviston gjashtë persona që ishin të përfshirë në këtë rast.

Kështu bëri Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Një rrahje ndërmjet disa personave është raportuar rreth orës 17:30 në rrugën “Ilaz Kodra”, në Skenderaj. Lidhur me rastin, njësitet përkatëse policore janë duke intervistuar gjashtëpersona të përfshirë në rrahje.Rrjedha hetimore është duke vazhduar drejt zbardhjes së të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat