Vetura godet një këmbësorë në Prishtinë, arrestohet shoferi

Kronikë e zezë

Vetura godet një këmbësorë në Prishtinë, arrestohet shoferi

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 08:51
Foto ilustrim

Një aksident ka ndodhur dje rreth orës 17:39 në rrugën “Ilaz Kodra” në Prishtinë.

Sipas raportit të policisë aksidenti ka ndodhur në mes të një automjeti me ngasës mashkull kosovar dhe një këmbësori mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar këmbësori i cili është dërguar për tretman mjekësor dhe gjendja e tij vazhdon të jetë e rëndë.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat