Aksident mes automjetit dhe motoçikletës, një i lënduar

Kronikë e zezë

Aksident mes automjetit dhe motoçikletës, një i lënduar

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 16:28
Foto ilustrim

Sot rreth orës 16:00 në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, ka ndodhë një aksident trafiku, ku është përfshirë një automjet dhe një motoçikletë.

Si pasojë e aksidentit një person (ngasësi i motoçikletës) ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat