Një i armatosur grabit një pompë të derivateve në Kçiq të Mitrovicës

Kronikë e zezë

Një i armatosur grabit një pompë të derivateve në Kçiq të Mitrovicës

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 20:17
Foto ilustrim

Një person i armatosur e ka grabitur një pompë të derivateve, me ç’rast ka arritur të marrë një shumë të caktuar të parave.

Rasti ka ndodhur në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Nuk raportohet për ndonjë të lënduar.

Kështu bëri të ditur Avni Zahiti, zëdhënës i policisë për rajonin e Mitrovicës.

“Sonte, rreth orës 18:00, nga ana e tre ankuesve, punëtorë në një pompë derivatesh në fsh Kçiq të Mitrovicës, është raportuar se një person i dyshuar e i maskuar, nën kanosjen e armës ka grabitur një shumë të parave. Nga infomracionet e deritanishme nuk raportohet për të lënduar. Me rastin janë duke u marrë njësitet përkatëse policore”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat