Ferizaj, arrestohet një person për kanosje

Kronikë e zezë

Ferizaj, arrestohet një person për kanosje

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

Stacioni policor në Ferizaj nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj,  me datën 31.10.2021 kishte pranuar një informacion se në fshatin  Gërlicë të Ferizajt ishte një rast i kanosjes.

Në lidhje me këtë, policia ka marr veprimet e nevojshme dhe këtë rast ishte duke e hetuar Njësia e Hetimeve nga stacioni policor në Ferizaj .

Ndërsa sot, me datën 08.12.2021 rreth orës 15:00, pas një pune hetimore policët hetues kanë arrestuar personin e dyshuar me inicialet L.A  51 vjeçar, i cili kishte kanosur dy persona tjerë me inicialet S.M 31 vjeçar dhe K.M  22 vjeçar, që të dy shtetas kosovar.

I dyshuari është shoqëruar në stacionin policor në Ferizaj  dhe pas intervistimit nga ana e policisë, me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, i njëjti është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme hetimore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat