Arrestohet shtetasi serb i dyshuar për krime lufte

Kronikë e zezë

Arrestohet shtetasi serb i dyshuar për krime lufte

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 08:59
Foto ilustrim

Në pikë-kalimin kufitar në Jarinë të mërkurën është arrestuar një serb i dyshuar për krime lufte.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se më 08.12.2021 në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata, është arrestuar një mashkull serb shtetas i Serbisë.

Kjo me dyshimin për përfshirje ne veprën penale Krime Lufte kundër popullsisë civile.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar ne mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat