Tentoi t’i jep ryshfet zyrtarit policor, arrestohet shtetasi nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Tentoi t’i jep ryshfet zyrtarit policor, arrestohet shtetasi nga Shqipëria

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 15:01
Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar sot një shtetas shqiptar për shkak se gjatë kalimit në territorin e Kosovës ka tentuar t’i jep ryshfet një zyrtari policor.

Siç thuhet në komunikatë, rasti ka ndodhur në ora 11:55, kur drejtuesi i një automjeti A.B. (25) kishte vendosur një shumë prej 30 eurosh në dokumentet e prezantuara, pasi nuk kishte kryer testin antiCOVID dhe nuk ishte i vaksinuar, të cilat kërkohen për kalimin e kufirit.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për “dhënie të ryshfetit".

Ndërsa personi i dyshuar të intervistohet dhe të dërgohet në qendrën e ndalimit për procedura të mëtejme ligjore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat