Vajza e rrah nënën e saj në Fushë Kosovë, e bëri për spital

Kronikë e zezë

Vajza e rrah nënën e saj në Fushë Kosovë, e bëri për spital

Më: 13 dhjetor 2021 Në ora: 10:14
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një vajzë pasi që ka sulmuar fizikisht nënën e saj.

Rasti ka ndodhur dje në Fushë Kosovë.

“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje, ka kanosur dhe sulmuar fizikisht nënën e saj, viktimën femër kosovare”, njoftoj policia.

Sipas policisë viktima ka pranuar edhe trajtim mjekësor.

“Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor ndërsa e dyshuara me vendim të  prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat