Dhunohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Kronikë e zezë

Dhunohet seksualisht një e mitur në Lipjan

Më: 19 dhjetor 2021 Në ora: 08:43
Foto ilustrim

Një e mitur është dhunuar seksualisht në qytetin e Lipjanit, bënë të ditur policia.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një mashkull dyshohet se ka dhunuar një femër të moshës jo madhore.

Pas konsultimit të policisë me prokurorinë e shtetit i dyshuari është dërguar në mbajtje, kurse ky rast vazhdon të hetohet edhe më tej.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se e ka dhunuar të miturën, viktimën femër. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij i dyshuari është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin e policisë. 

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat