Kanos policin në shtëpinë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Kronikë

Kanos policin në shtëpinë e tij, arrestohet një person në Mitrovicë

Më: 20 dhjetor 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një pjesëtar i saj është kanosur nga një person tjetër.

Sipas raportit 24-orësh, polici ka raportuar që një person ka shkuar në shtëpinë e tij në Mitrovicë dhe e ka kanosur.

Kurse pas intervenimit ky rast ka shkuar në prokurori dhe i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pastaj është dërguar në mbajtje.

“Ankuesi mashkull, pjesëtar i PK-së ka raportuar se lidhur me detyrën zyrtare i dyshuari mashkull ka shkuar në shtëpinë e ankuesit dhe e ka kanosur. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje”, bënë të ditur policia. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat