Në Merdar arrestohet serbi, tentoi ta korruptojë zyrtarin policor

Kronikë e zezë

Në Merdar arrestohet serbi, tentoi ta korruptojë zyrtarin policor

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 10:04
Ilustrim

Policia kufitare në Merdar ka bërë të ditur se ka arrestuar një shtetas serb.

Ai kishte tentuar t’i japë ryshfet zyrtarit policor.

Në raportin e Policisë për 24 orët e fundit thuhet se të martën, më 21.21.2021, është arrestuar i dyshuari mashkull serb pasi i njëjti ka tentuar ti jep ryshfet zyrtarit policor në vlerë 50 euro duke i futur ato në dokumentet e veturës.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësiti i krimeve ekonomike, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat