Gjilan, arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Kronikë e zezë

Gjilan, arrestohen dy persona për armëmbajtje pa leje

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 17:28
Dy armë dhe municion

Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë dy të dyshuar në Gjilan te të cilët janë sekuestruar dy armë dhe municion pa leje.

Sipas njoftimit të Policisë, ndaj të dyshuarve është inciuar rasti “Armëmbajtje pa leje”

“Hetuesit Policorë të SP Gjilan, gjatë hetimit të një rasti “Dhunë në familje” mbi bazën e informacioneve të pranuara përmes rrugëve operative kanë arritur të sigurojnë një informatë lidhur me një person të dyshuar, i cili dyshohej se në shtëpinë e tij posedon armë të zjarrit pa leje.

Në koordinim me prokurorinë, sot më, 21.12.2021 në orët e mbrëmjes është kontrolluar shtëpia dhe objekti përcjellës i të dyshuarit dhe gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar këto dëshmi: një pistoletë dhe një pushkë automatike, 70 (shtatëdhjetë) fishekë dhe dy karikatorë. Me këtë rast janë arrestuar dy të dyshuar, ndaj tyre iniciohet rasti ‘armëmbajtje pa leje’, me vendim të prokurorit rasti vazhdohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat