Nuk i ktheu klientit të tij dy kamionë, arrestohet pronari i servisit të veturave

Kronikë e zezë

Nuk i ktheu klientit të tij dy kamionë, arrestohet pronari i servisit të veturave

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Policia e Kosovës për rajonin e Pejës ka arrestuar një person, pasi i njëjti dyshohet se nuk i ka kthyer një klienti dy kamionë të cilët i kishte dërguar para një viti për riparim.

Lidhur me këtë rast, qytetari nga Peja kishte njoftuar Policinë e Kosovës më 20 dhjetor.

“Më datë 20. 12. 2021 rreth orës 15:00 viktima e rastit kishte raportuar në Stacionin Policor në Pejë, se para një viti kishte dërguar dy kamionë për riparim tek i dyshuari: A.M. i lindur 05.12.1991. Pas një pune intensive nga ana e hetuesve të Stacionit Policor Pejë, kanë arritur ta identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat