Lëndohet një person nga një vetaksident në Gurakoc të Istogut

Kronikë e zezë

Lëndohet një person nga një vetaksident në Gurakoc të Istogut

Më: 26 dhjetor 2021 Në ora: 14:38
Ilustrim

Një person është lënduar sot në fshatin Gurakoc të Istogut si pasojë e një vetaksidenti.

Këtë e bëri të ditur Fadil Gashi, zëdhënës për media në Drejtorinë Rajonale të Policisë në Pejë.

“Vetaksidenti ka ndodhur rreth orës 11:23, një person i lënduar ishte dërguar për tretman mjekësor në QKMF-në e Istogut”.

“Ai me pas ishte liruar, policia është në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin”,ka thënë Gashi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat