Aksidentohet një këmbësor në Kijevë të Malishevës

Kronikë e zezë

Aksidentohet një këmbësor në Kijevë të Malishevës

Më: 27 dhjetor 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Një këmbësor është goditur dje në fshatin Kijevë të Malishevës nga një veturë.

Këtë e ka konfirmuar për Reporteri.net zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Ai theksoi se deri tek aksidenti ka ardhur pasi vozitësi duke qarkulluar në aksin rrugor Malishevë- Kijevë, duke mos iu përshtat shpejtësisë dhe rrethanave të rrugës, në hyrje të fshatit Kijevë, e godet këmbësorin.

“Vozitësi papritmas me pjesën e pare ballore te krahut te djathte te automjetit ti, e godet këmbësorin prapa, i cili ishte duke lëvizur këmbë buzë rruge , nga goditja qe pëson me pas këmbësori përplasët për toke”, tha Gjurkaj

Sipas tij, vozitësi i ofron ndihmën e shpejtë këmbësorit dhe e dërgon në QKMF të Malishevës.

“Për shkak te lëndimeve këmbësori është dërguar në QKUK në Prishtinë, mirëpo është jashtë rrezikut për jetë”, tha ai.

Gjurkaj shtoi se lidhur me rastin është njoftuar Prokurori kujdestar dhe me urdhër të tij, i dyshuari është ndaluar në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat