I shqiptoi gjobë, pronari i një restoranti në Mitrovicë kanos inspektorin e AVUK-ut

Kronikë e zezë

I shqiptoi gjobë, pronari i një restoranti në Mitrovicë kanos inspektorin e AVUK-ut

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Është arrestuar një person i cili kanosi inspektorin e AVUK-ut pasi i shqiptoi gjobë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur dje në Mitrovicë dhe personi në fjalë ishte pronari i një restoranti që kanosi inspektorin e AVUK-ut pasi i shqiptoi gjobë.

‘’Mitrovicë 27.12.2021 – 22:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar (pronar i një restoranti), pasi që ka kanosur inspektorin e AVUK-ut, i cili i kishte shqiptuar gjobë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt’’, thuhet në raportin e PK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat