Blinte lopë dhe nuk i paguante fermerët, arrestohet 29-vjeçari në Lipjan

Kronikë e zezë

Blinte lopë dhe nuk i paguante fermerët, arrestohet 29-vjeçari në Lipjan

Më: 28 dhjetor 2021 Në ora: 21:59
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Lipjan, i cili dyshohet se i mashtronte fermerët në Istog.

I arrestuarit G.N.,(1992), dyshohet se ditë më parë kishte blerë tetë kafshë shtëpiake (gjedhe) në vlerë 6.500 euro, mirëpo nuk i ka paguar paratë sipas marrëveshjes, duke mashtruar viktimën.

Sipas Policisë, po ashtu dyshohet se ka kryer edhe disa vepra penale të mashtrimit të fermerëve tjerë nga Istogu dhe një rast në Skenderaj, duke bërë shitblerje të kafshëve nga persona të caktuar por duke mos i paguar mijëra euro.

Ndaj të dyshuarit është hapur rasti “mashtrim” dhe i njëjti me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat