Aktakuzë për terrorizëm ndaj një gruaje në Prishtinë

Kronikë e zezë

Aktakuzë për terrorizëm ndaj një gruaje në Prishtinë

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 15:38
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore të Prishtinës, kundër të pandehures me inicialet S.SH., për shkak se dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’, nga neni 143, paragrafi 2 i KPRK-së.

Njoftimi për media:

Prokuroria Speciale, njofton se e pandehura S.SH., me paramendim, me dashje dhe duke bërë përgatitje paraprake me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ‘’ISIS’’ ka udhëtuar së bashku me bashkëshortin e saj, shtetas turk, nga Gjermania për në Turqi dhe, më pastaj, përmes lidhjeve të caktuara ka depërtuar në Siri, ku është angazhuar përmes ndihmës logjistike në organizatën terroriste ‘’ISIS’’.

Me këto veprime e pandehura S.SH. ka kryer veprën penale ‘’Organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist’’ nga neni 143, paragrafi 2 i KPRK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat