Një 21-vjeçare ndërron jetë në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Kronikë e zezë

Një 21-vjeçare ndërron jetë në Qendrën Korrektuese në Lipjan

Më: 30 dhjetor 2021 Në ora: 16:32
Ilustrim

Një 21-vjeçare ka ndërruar jetë në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan. Kështu ka njoftuar Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK).

E dënuar ishte në këtë qendër korrektuese nga 27 prilli i këtij viti.

Për vdekjen e 21-vjeçares janë njoftuar Policia dhe Prokuroria, për çka tashmë thuhet se kanë nisur edhe hetimet për vdekjen e saj. Nga ShKK thonë se autopsia do ta verifikojë shkakun e vdekjes së saj.

Njoftim nga SHKK:

Prishtinë, 30 dhjetor 2021 – Shërbimi Korrektues i Kosovës, njofton opinionin publik se sot rreth orës ‪12:42 në Qendrën Korrektuese për Femra në Lipjan, e dënuara me inicialet M.K, viti i lindjes 2000, ka ndërruar jetë.

Me të kuptuar për rastin, i menjëhershëm ka qenë intervenimi i stafit korrektues dhe atij mjekësor të Qendrës, por përkundër përpjekjeve për reanimim nuk kanë arritur të kthejnë në jetë.

E dënuara, në QKF Lipjan është pranuar me datën 27.04.2021, që nga fillimi deri 18.06.2021 ka qenë në vëzhgim çdo 15 minuta nga psikologu i Qendrës.

Po ashtu, nga data 02.11.2021 ka qenë në vëzhgim (observim) çdo 30 minuta, i cili vëzhgim ka vazhduar.

Lidhur me rastin janë njoftuar Policia e Kosovës dhe Prokurori, ndërsa SHKK ka filluar të bëjë hetimet procedurale dhe administrative, gjithashtu është themeluar Komisioni Hetimor Administrativ nga SHKK, i cili do të dal me Raport Administrativ Përfundimtar.

Stafi mjekësor i Stacionarit të Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan ka përgatitur dokumentacionin e nevojshëm lidhur me rastin. Autopsia do të verifikojë shkakun e vdekjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat