Konfiskohen 770 çipa në një lokal në Mitrovicë

Kronikë e zezë

Konfiskohen 770 çipa në një lokal në Mitrovicë

Më: 1 janar 2022 Në ora: 09:18
Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kontrollit në një lokal në rrugën “Ukshin Kovaçica” në Mitrovicë, ka hasur në 22 persona që po merreshin me lojëra të fatit.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës thuhet se në mesin e tyre ishte edhe një femër.

“Gjatë kontrollit në një lokal janë takuar duke zhvilluar lojëra të fatit 21 meshkuj dhe një femër.

Si prova materiale janë sekuestruar 770 çipa, dy komplete letra. Gjashtë prej tyre janë intervistuar, ndërsa të dyshuarve tjerë me vendim të prokurorit u janë shqiptuar gjoba mandatorë për mosrespektim të orarit qarkullues”, thuhet në raport. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat