Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Kronikë

Gjendet i vdekur një person në Prishtinë

Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:30
Foto ilustrim

Policia ka njoftuar se pasditen e së enjtes, në Prishtinë është gjetur një person pa shenja jete.

Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar në vendin e ngjarjes.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.

“Prishtinë 06.01.2022 – 17:21. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante të policisë, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, ka bërë të ditur policia.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat