Gjakovari kërcënon ish të dashurën: Të vras nëse krijon lidhje të re

Kronikë e zezë

Gjakovari kërcënon ish të dashurën: Të vras nëse krijon lidhje të re

Më: 7 janar 2022 Në ora: 09:49
Ilustrim

Një person në Gjakovë është arrestuar dje nën dyshimin për kërcënim.

Ai dyshohet të ketë kërcënuar ish-të dashurën e tij.

Viktima ka raportuar në polici se i dyshuari e kishte kërcënuar atë se do ta vrasë nëse ajo krijon lidhje të re me ndonjë person tjetër apo e lajmëron policinë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat