Arratiset një i burgosur nga Stacioni i Policisë në Deçan

Kronikë e zezë

Arratiset një i burgosur nga Stacioni i Policisë në Deçan

Më: 8 janar 2022 Në ora: 08:56
Ilustrim

Një person është arratisur dje rreth orës 15:00 nga Stacioni i Policisë në Komunën e Deçanit.

Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari është arratisur derisa ishte në pritje të vendimit të gjykatës.

Ai raportohet të jetë larguar në drejtim të panjohur.

“Pas përfundimit të seancës gjyqësore, i dyshuari mashkull kosovar deri sa kishte qenë në stacion të policisë duke pritur vendim e gjykatës, kishte arritur që të arratiset nga stacioni policor dhe është larguar në drejtim të panjohur”, ka njoftuar Policia.

Ndërkohë që njësitet relevante janë në kërkim të dyshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat