Rrah burrin, policia arreston gruan në Prishtinë

Kronikë e zezë

Rrah burrin, policia arreston gruan në Prishtinë

Më: 11 janar 2022 Në ora: 08:57
Ilustrim

Policia ka arrestuar një grua në Prishtinë pasi kishte sulmuar fikisht bashkëshortin e saj.

Sipas policisë, pas lëndimeve të marra viktima ka pranuar tretman mjekësor.

Ndërsa e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 09.01.2022 – 12:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi që pas një mosmarrëveshje e kishte sulmuar fizikisht bashkëshortin e saj, viktimën mashkull  kosovar dhe i kishte shkaktuar lëndime trupore. Viktimës iu është ofruar trajtim mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit e dyshuara pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat