Në rajonin e Prishtinës sekuestrohen 5 armë zjarri e 5 thika

Kronikë e zezë

Në rajonin e Prishtinës sekuestrohen 5 armë zjarri e 5 thika

Më: 12 janar 2022 Në ora: 21:28
Arrestimi

Në kuadër të veprimeve operative me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, Drejtoria Rajonale e Policisë – Prishtinë sot në lokacione të ndryshme ka gjetur dhe sekuestruar pesë armë zjarri dhe pesë armë të ftohta – thika.

Aksioni është ndërmarrë me qëllim të sigurimit të rendit dhe qetësisë publike në rajonin e Prishtinës.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

Njoftimi:

Prishtinë, po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme policore për të siguruar rendin dhe qetësinë publike në Rajonin e Prishtinës.

Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale.

Vetëm gjatë 24 orëve të fundit nga zyrtarët e stacioneve policore, në lokacione të ndryshme, janë gjetur dhe sekuestruar 5 armë zjarri dhe 5 armë të ftohta ( thika).

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionet përkatëse policore dhe ndaj tyre, janë iniciuar rastet për mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të pa autorizuar të armës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat