Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për falsifikim të parasë

Kronikë e zezë

Ngritet aktakuzë ndaj dy personave për falsifikim të parasë

Më: 13 janar 2022 Në ora: 15:22
Ilustrim

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se këtë të enjte ka ngritur aktakuzë ndaj dy personave në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamentin Special.

Ata akuzohen për veprën penale “Falsifikim i parasë”.

Njoftimi:

“Prokuroria Speciale njofton se dy të pandehurit M.B dhe Sh.B. duke vepruar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘’Falsifikim i parasë’’ nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat