Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e baxhanakut në Podujevë

Kronikë e zezë

Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për vrasjen e baxhanakut në Podujevë

Më: 14 janar 2022 Në ora: 16:33
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, për caktimin masës së paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurit F.B., i cili po dyshohet se ka privuar nga jeta baxhanakun e tij M.K në fshatin Pakashticë të Komunës së Podujevës.

Lajmin e ka konfirmuar mbrojtësi i të dyshuarit, avokati Naim Rudari.

“Gjyqtari i procedurës paraprake me kërkesë të prokurorisë ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit F.B me kohëzgjatje prej një muaji”, ka thënë Rudari.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, të premten ka kërkuar masën e paraburgimit për të pandehurin F.B, nën dyshimin për vrasjen e  baxhanakut të tij M.K në fshatin Pakashticë, Komuna  e Podujevës.

Sipas kërkesës së siguruar nga ‘‘Betimi për Drejtësi’’, thuhet së ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari ka kryer veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Në kërkesë për caktimin e paraburgimit thuhet se i dyshuari F.B, së bashku me tani të ndjerin M.K., kishin shkuar në vendin e quajtur ‘Rrezja e Madhe”, për gjueti dhe në një moment sa kishin qenë duke pritur shtazët, disa qenë zagarë kishin filluar të lehin dhe duke menduar se kanë ardhur shtazët e egra, me armë zjarri të gjuetisë i dyshuari kishte shkrepur dy predha me të cilat e kishte goditur tani të ndjerin M.K., në regjionin e kraharorit dhe këmbës dhe nga plagët e marra, i njëjti kishte ndërruar jetë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat