Gjendet i vdekur një burrë në Novobërdë

Kronikë e zezë

Gjendet i vdekur një burrë në Novobërdë

Më: 15 janar 2022 Në ora: 08:54
Ilustrim

Një burrë është gjetur pa shenja jetë në shtëpinë e tij, të premtën në fshatin Kllabukarë të Novobërdës.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Policia njofton se vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes rreth orës 15:30.

Më tutje me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat