Gjatë 24 orëve në Kosovë, katër raste të dhunës në familje

Kronikë e zezë

Gjatë 24 orëve në Kosovë, katër raste të dhunës në familje

Më: 16 janar 2022 Në ora: 11:05
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë policia ka regjistruar dhe raportuar gjithsej 4 raste të dhunës në familje.

Sipas policisë këto raste të dhunës kanë ndodhur në komunën e Prishtinës, Pejës, Vitisë dhe atë të Skenderajt.

Në dy rastet e para dhuna ishte ushtruar nga burrat në drejtim të grave të tyre.

Kurse rasti në Pejë kishte ndodhur pasi një person kishte ushtruar dhunë psikike mbi nënën e tij ku dyshohet se i njëjti ka probleme mendore.

Rastet e dhunës në familje sipas raportit të policisë:

Prishtinë, 15.01.2022-10:40. Viktima femër kosovare ka njoftuar se ishte kanosur përmes rrjeteve sociale nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar i cili jeton jasht RKS. Me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.

Viti, 05.01.2022-20:25. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur gruan e tij viktimën femër kosovare. I dyshuari me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje.

Pejë, 15.01.2022-14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij si dhe kishte demoluar gjësende në shtëpi. I dyshuari është shumë agresiv dhe dyshohet se ka probleme mendore. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është dërguar te psikologu dhe me sugjerimin e tij, i dyshuari është dërguar për ekzaminim më te detajuar për QKUK. Prokurori i shtetit ka lëshuar vendim mbi ndalimin e te dyshuarit.

Skenderaj 15.01.2022-18:00, Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke verbale që kishte pasur me viktimën mashkull kosovar (djalin e ti) e kishte sulmuar fizikisht. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat