Kërcënuan policët me kallashnikov, dy podujevas në kërkim

Kronikë e zezë

Kërcënuan policët me kallashnikov, dy podujevas në kërkim

Më: 17 janar 2022 Në ora: 09:55
Foto ilustrim

Dy persona i kanë dëmtuar veturën një personi tjetër në Podujevë, e më pas kanë kanosur zyrtarët policorë duke u drejtuar armën kallashnikov.

Kështu ka njoftuar Policia në raportin 24 orësh teksa kanë bërë të ditur se rasti ka ndodhur në Komunën e Podujevës.

“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje dy të dyshuar meshkuj kosovarë, i kanë dëmtuar veturën e tij. Të dyshuarit duke u drejtuar armën (AK-47) i kanë kanosur zyrtarët policorë dhe janë larguar në drejtim të panjohur. Me vendim të prokurorit është bastisë shtëpia e të dyshuarve por nuk është gjete asgjë e dyshuar.

Të dyshuarit gjenden në kërkim policor. Rasti nën hetime nga njësitë relevante”, thuhet raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat