5 të lënduar në një vetaksident në rrugën Pejë-Prishtinë

Kronikë e zezë

5 të lënduar në një vetaksident në rrugën Pejë-Prishtinë

Më: 18 janar 2022 Në ora: 16:07
Ilustrim

Një vetaksident ka ndodhur sot në rrugën nacionale Pejë-Prishtinë, saktësisht në fshatin Llapushnik, në të cilin kanë mbetur të lënduar pesë persona.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

“Sot më datë 18.01.2022 në rrugën nacionale Pejë -Prishtinë saktësisht në fshatin Llapushnik ka ndodhur një rast Vet-Aksident ku është përfshirë një veturë. Si pasoj e këtij vet-aksidenti trajtim mjekësor kanë pranuar pesë persona”, ka thënë Kelani.

Tutje ai tregoi se njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe janë marrë me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat