Policia Kufitare arreston një person, transportonte migrantë të parregullt

Kronikë e zezë

Policia Kufitare arreston një person, transportonte migrantë të parregullt

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:10
Ilustrim

Policia Kufitare e Kosovës (DRPK, Perëndimi-Gjakovë), patrulla në Vermicë, sot më 19.01.2022, rreth orës 06:45, gjatë realizimit të planit operativ “Migrimi i pa rregullt”, kanë vërejtur lëvizje të dyshuara të një automjeti.

Patrulla e policisë e ka mbajtur nën vëzhgim automjetin, kanë vërejtur se disa persona kanë vrapuar nga pylli dhe kanë hyrë në këtë automjet.

"Policia menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme operative dhe automjeti i dyshuar është ndaluar.

Me këtë rast është identifikuar i dyshuari-vozitësi i automjetit, m/sh/kosovar dhe katër (4) shtetas tjerë të huaj, migrant të pa rregullt.

Janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme nga njësitet relevante, me urdhër të prokurorit i dyshuari m/sh/k është ndaluar, kurse personat shtetas të huaj janë proceduar sipas ligjit për të huaj", thuhet në njoftimin për media..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat