Njëri nga të arrestuarit për përleshjen në Pejë ka lëndime trupore

Kronikë e zezë

Njëri nga të arrestuarit për përleshjen në Pejë ka lëndime trupore

Më: 20 janar 2022 Në ora: 17:49
Pamje nga vendi i ngjarjes

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi ka konfirmuar arrestimin e dy personave të dyshuar për përleshjen në Pejë, e ku një person mbeti i vdekur.

Ai konfirmoi se njëri është ndaluar për veprën penale vrasje e tjetri për shkaktim të rrezikut trupor.

“Si pasojë e një përleshje në një lagje në Pejë një person ka humbur jetën. Dy persona të përfshirë në këtë përleshje janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Njëri i dyshuar për veprën penale ‘Vrasje’ e tjetri për shkaktim të rrezikut trupor”, ka thënë Nikçi.

Më tutje ai tha se ndaj tyre pritet që të caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

“Pasi që të njëjtit janë sjell në stacionin policor prokurorja kujdestare e Departamentit të Krimeve të Rënda ndaj tyre do të caktojë masën e ndalimit për 48 orë. Siç kemi informacione njëri nga të arrestuarit ka plagë trupore nga përleshja”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat