Sekuestrohen katër aparate të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Gjakovë

Kronikë e zezë

Sekuestrohen katër aparate të lojërave të fatit, arrestohen dy persona në Gjakovë

Më: 23 janar 2022 Në ora: 09:33
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka intervenuar në një lokal në Gjakovë, ku janë arrestuar dy persona dhe ka sekuestruar katër aparate të lojërave të fatit.

“Me datë 22.01.2022, rreth orës 19:00, në rr. Dedë Gjon Luli në Gjakovë, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovar pasi që në lokalin në të cilin ndodheshin dyshohej se organizoheshin lojëra të fatit.

Në vendin e ngjarjes gjatë intervenimit policor janë hasur dhe sekuestruar katër (4) aparate të lojërave të fatit (APEX)”, thuhet në komunikatën.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit dhe me vendim të tij, dy personat e  dyshuar pas intervistimit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat