Arrestohet 38 vjeçari për paraqitje të rrejshme si person zyrtar

Kronikë e zezë

Arrestohet 38 vjeçari për paraqitje të rrejshme si person zyrtar

Më: 25 janar 2022 Në ora: 17:07
Besnik Beqiri

Policia e rajonit të Prishtinës ka arrestuar Besnik Beqiri (38), shtetas kosovar, i dyshuar për veprat penale mashtrim dhe prezantim i rremë.

Sipas informacioneve të konfirmuara, i dyshuari duke shfrytëzuar rrethana të ndjeshme të rasteve të caktuara në procese gjyqësore, ka provuar t’i vë në lajthim persona të ndryshëm duke u prezantuar rrejshëm si person zyrtar dhe ka kërkuar favore monetare në këmbim të ndihmës në procese të caktuara gjyqësore.

I dyshuari u arrestua nën dyshimin për veprat penale të sipër cekura, pas ndalimit që policia i bëri më datë 23.01.2022, me ç’rast përgjatë kontrollit të veturës së tij u gjetën dhe u sekuestruan kopje të ndryshme të dokumenteve personale që dyshohet të jenë të viktimave të mashtrimit.

Ndërkohë që policia po vazhdon hetimin e rastit, janë identifikuar dhe intervistuar disa nga viktimat e mashtrimit dhe në të njëjtën kohë inkurajon të gjithë ata që mundë të jenë viktimë e mashtrimeve të tilla të paraqiten në stacionin më të afërt policor.

I dyshuari me aktvendim mbi ndalimin e personit të arrestuar, të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, është dërguar në mbajtje, për t’iu shqiptar më pas masa e sigurisë me paraburgim prej 30 ditësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat