​Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

Kronikë e zezë

​Arrestohet një person i kërkuar në Han të Elezit

Më: 27 janar 2022 Në ora: 12:32
Ilustrim

Stacioni policor në Han të Elezit nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj sot, rreth orës 10:20, pasi ka pranuar një informacion inteligjent.

Ka arrestuar në shtëpinë e tij personin e kërkuar me inicialet J.B. (32).

Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Prishtinë për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grupe terroriste” me dënim burgimi prej dy vjet.

Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti dërgohet në vuajtje të dënimit.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat