Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e para 10 viteve në Junik

Kronikë e zezë

Ekstradohet në Kosovë i dyshuari për vrasjen e para 10 viteve në Junik

Më: 27 janar 2022 Në ora: 15:41
Ilustrim

Gjykata Themelore në Pejë ia ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji të pandehurit me inicialet B.D.

Ai dyshohet se më 16 maj të vitit 2015 në lagjen “Çokë” të Junikut ka vrarë Vllaznim e Blerim Pukajn, ndërsa kishte plagosur Nazmi Pukajn.

Sipas gjykatës, vrasja e dyfishtë ka ndodhur me dashje dhe për motive të ulëta.

Deri te vrasja, gjykata njofton se kishte ardhur pas një konflikti që kishin me herët këto dy familje.

“Me çka i pandehuri B.D kishte për të kryer veprën penale vrasje e rëndë nga neni 147 pika 9 dhe 11 të KPK-së dhe veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll, posedim apo shfrytëzim të paautorizuar të armëve nga neni 328 par.2 të KPK-së”, thuhet në njoftimin për media.

I pandehuri, bëhet e ditur se që nga data e kryerjes së veprës penale ka qenë në arrati “me qëllim që t’i shmanget përgjegjësisë penale”.

“I njëjti është arrestuar dhe është ekstraduar vetëm pas bashkëpunimit juridik – ndërkombëtar në mes të autoriteteve kosovare me autoritetet belge”.

Andaj, gjykata vlerëson se po që se i pandehuri gjendet në liri, ekziston rreziku që i njëjti të arratiset përsëri e me këtë të pengoj rrjedhën normale të procedurës.

“Gjithashtu, duke e pas parasysh peshën e veprave penale, mënyrën dhe rrethanat e kryerjes së vrasjes gjykata ka vlerësuar se me gjetjen e mundshme të pandehurit në liri ekziston rreziku real që i njëjti të përfundoj veprën e nisur në dëm të viktimës N.P ose të kryejë vepër të re penale”.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat