Porositet vrasja e një oficeri në burgun e Gërdovcit

Kronikë e zezë

Porositet vrasja e një oficeri në burgun e Gërdovcit

Më: 29 janar 2022 Në ora: 09:03
Ilustrim

Policia ka nisur hetimet pasi një ankues nga Podujeva, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se një i burgosur ka porositur vrasjen e tij.

Sipas oficerit, vrasja ishte porositur tek një ish i burgosur, përmes telefonit.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar

“Fsh. Gërdoc, Podujevë (NN) 28.01.2022 – 14:55. Ankuesi mashkull kosovar, oficer korrektues në burgun e sigurisë së lartë, ka informuar se i burgosuri mashkull kosovar përmes telefonit ka porositur ish të burgosurin tjetër të dyshuarin mashkull kosovar që ta vras oficerin. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin e Policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat