Arrestohen babë e bir në Prizren, penguan policët në ushtrimin e detyrës

Kronikë e zezë

Arrestohen babë e bir në Prizren, penguan policët në ushtrimin e detyrës

Më: 29 janar 2022 Në ora: 09:21
Ilustrim

Babë e bir janë arrestuar pasi  pasi të njëjtit dyshohet të kenë penguar policinë në ushtrimin e detyrës.

Sipas raportit të policisë , të dyshuarit kanë ndërhyrë te zyrtarët policorë, të cilët po shqiptonin gjoba, duke i penguar në punën e tyre.

“Rr. Xhevat Berisha, Prizren 28.01.2022 – 18:30. Janë shoqëruar në stacionin policor dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë e birë), pasi që kanë penguar zyrtarët policorë, të cilët ishin duke shqiptuar gjoba”, thuhet në njoftimin e policisë

Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat