Theren me thikë tre policë në Rahovec

Kronikë e zezë

Theren me thikë tre policë në Rahovec

Më: 31 janar 2022 Në ora: 11:12
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se tre zyrtarë policorë janë therur me thikë në Rahovec nga dy persona të dyshuar, të dielën në ora 21:00.

Policia njofton se patrulla policore, në asistencë të inspektorëve të AUV-it, ishin në lokalin “Prive” në rrugën “Mulla Cufa” në Rahovec, derisa iu kanë kërkuar dy personave që ishin nën ndikim të alkoolit, t’i zbatojnë urdhrat dhe të dalin nga lokali.

“Të njëjtit kanë sulmuar personat zyrtar ( policët). ku njeri nga të dyshuarit ka përdor mjet të mprehtë. (Thikë) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Dy personat e dyshuar janë arrestuar dhe janë sjelle në lokalët e Stacionit policor -Rahovec”, thuhet në njoftimin policor.

Tre zyrtarët policore kanë marrë ndihmën mjekësore. Të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat