Vrasja e Taulant Manaj në Vlorë, dosja në gjyq për 4 persona, pritet javën tjetër pretenca

Kronikë e zezë

Vrasja e Taulant Manaj në Vlorë, dosja në gjyq për 4 persona, pritet javën tjetër pretenca

Më: 31 janar 2022 Në ora: 13:09
Taulant Manaj

Dosja penale që flet për ekzekutimin e Taulant Manaj, në 3 mars 2021 në Vlorë, është mbyllur duke u dërguar në gjykatë me 4 persona të pandehur.

Çështja është në fazën përfundimtare pasi 4 personat, Elton Hajnaj, autori i akuzuar i vrasjes, Skerdjan Gabrani, Hansi Jonuzi dhe Sali Zenelaj, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar duke pranuar akuzat e ngritura nga prokuroria e Vlorës.

Si pasojë e kësaj situate procesi gjyqësor, javën që vjen hyn menjëherë në dhënien e pretencës nga ana e përfaqësuesit të akuzës, i cili do kërkojë masat e dënimit për 4 të pandehurit.

“Ora News”, mëson se Elton Hajnaj, personi që ka qëlluar me automatik në drejtim të Taulant Manaj, vijon të jetë në kërkim dhe se ndaj tij, prokuroria e Vlorës ka ngritur akuzën e “Vrasjes me dashje” dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Ndërsa shoku i tij, Skerdjan Gabrani, akuzohet për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve”. Për të njëjtën vepër penale, prokuroria akuzon dhe mikun e viktimës, Taulant Manaj, Sali Zenelaj, pasi është ai që ka qëlluar me pistoletë në drejtim të makinës tip “Ford Focus”, me të cilën u largua autori dhe dy persona të tjerë, Gabrani dhe Jonuzi.

Ndërsa ky i fundit akuzohet për “Moskallëzim krimi” dhe “Përkrahje të autorit të krimit”.

Sipas hetimeve të kryera deri në këtë fazë ku ndodhet çështja, Jonuzi, ka qënë shoferi i automjetit “Ford-Fokus”, nga zbritën Skedjan Gabrani dhe Eltoj Hajnaj, ku njëri prej tyre qëlloi menjëherë me 5 plumba në drejtim të Tauland Manaj, duke e lënë këtë të fundit të vdekur në vend.

Ditën e vrasjes së Manaj, Jonuzi ndodhej në Vlorë, ku kishte firmosur tek një noter blerjen e një dyqani.

Më pas ai ka shkuar në bankë dhe mandej është takuar me dy personat, Skedjan Gabrani dhe Elton Hajdaj, të cilët i ka marë në makinë. Këta të dy kanë parë në rrugën “Transbalkanike”, Taulant Manaj me të cilin kanë shkëmbyer ofendime dhe dukshëm në pamje filmike, dallohen se Gabrani dhe Hajdaj, zbresin nga makina dhe njëri prej tyre qëllon 5 herë me automatik në drejtim të Manaj.

Në ikje e sipër, automjeti që drejtohej nga Hansi Jonusi, ku brenda të cilit ndodheshin Gabrani dhe Hajdaj, është qëlluar plot tre herë me armë zjarri nga Sali Zenelaj që ndodhej në një automjet tjetër “Renault Laguna”. Në makinën tip “Ford-Fiesta”, është konstatuar xhami i bagazhit i thyer dhe dy vrima plumbash në pjesën e prapakolpit të automjetit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat