Policia në Skenderaj sekuestron armë dhe municion

Kronikë e zezë

Policia në Skenderaj sekuestron armë dhe municion

Më: 2 shkurt 2022 Në ora: 21:50
Armët dhe municion

Në kuadër të veprimeve hetimore për zbulimin e veprave penale, hetuesit policorë në kuadër të Stacionit Policor në Skenderaj, mbi dyshimin e bazuar për armëmbajtje pa leje, sot kanë realizuar urdhër kontrollin që ka rezultuar me gjetjen e armëve dhe municionit.

Urdhër kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe objekte përcjellëse në Baks të Skenderajt, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe municion një pushkë automatike AK-47, dy karikator të pushkës automatike AK-47, dy pushkë ajrore, tri armë të shkurta pistoleta, dy maska, dy palë pranga, një shufër metalike, një boks hekuri dhe 39 fishekë të armës AK-47.

Armët dhe municioni i sekuestruar do të procedohen si dëshmi në rrjedhën e mëtejme hetimore. Ndaj të dyshuarit janë iniciuar raste për veprat penale shantazh dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve. Pas intervistimit, i dyshuari i moshës së mitur është liruar në procedurë të rregullt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat