Vushtrri: Dy të rinj arrestohen për shitblerje të drogës

Kronikë

Vushtrri: Dy të rinj arrestohen për shitblerje të drogës

Më: 4 shkurt 2022 Në ora: 22:57
Droga e kapur nga policia

Dy persona me inicialet S.M., dhe K.A., janë arrestuar nga Policia e Kosovës, pasi që të njëjtit dyshohet se kanë kryer veprën penale “Blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje e paautorizuar e substancave narkotike”.

Të dy të dyshuarit janë të moshës 24-vjeçare.

Arrestimi i të dyshuarave është realizuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri.

Aty Policia i zuri në flagrancë duke kryer shitblerje të substancave narkotike me ç’rast gjatë kontrollit është gjetur dhe sekuestruar një qese e vogël substancë narkotike në sasi prej 0,8 gram.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat