Prishtinasi në gjendje të dehur sulmon fizikisht dy policë

Kronikë e zezë

Prishtinasi në gjendje të dehur sulmon fizikisht dy policë

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 08:54
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se një person në Prishtinë ka sulmuar fizikisht dy policë.

Policia bën të ditur se personi ishte në gjendje të dehur derisa ka sulmuar policët.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që, i njëjti në gjendje të dehur, në stacionin policor ka sulmuar fizikisht dy zyrtarë policorë.

Zyrtarët për shkak të lëndimeve kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt”, njofton Policia. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat