Një punëtor rrëzohet derisa po punonte në një objekt në Mat, iniciohet rast për punime të kundërligjshme

Kronikë e zezë

Një punëtor rrëzohet derisa po punonte në një objekt në Mat, iniciohet rast për punime të kundërligjshme

Më: 5 shkurt 2022 Në ora: 18:04
Foto ilustrim

Një 39-vjeçar sot është lënduar pasi ka rënë nga lartësia e një ndërtese në lagjen “Mati” në Prishtinë, derisa ishte duke punuar.

Policia e Kosovës ka njoftuar se punëtori që u lëndua është duke marrë trajtim mjekësor në QKUK.

Për këtë rast, sipas Policisë, me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme”.

“Sot rreth orës 11:00, kemi pranuar informatën se në lagjen Mati në Prishtinë, një person derisa ishte duke punuar, ka rënë nga një lartësi dhe ka pësuar lëndime trupore”, thuhet në njoftim.

“Personi i lënduar, L. Rr. mashkull ,39 vjeç, është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK”.

Lidhur me këtë ngjarje me rekomandim të prokurorit të shtetit është intervistuar një person i dyshuar si dhe është iniciuar rasti “Punime të kundërligjshme” .

Rasti po hetohet nga hetuesit e stacionit policor Jugu, në Prishtinë, në koordinim me prokurorinë dhe Inspektoratin e Punës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat