Kanosen me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it në Pejë

Kronikë e zezë

Kanosen me sëpatë dy punëtorë të KEDS-it në Pejë

Më: 7 shkurt 2022 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar në Pejë një person të dyshuar për kanosje

Sipas Policisë, i prangosuri dyshohet se ka kanosur me një sëpatë dy punëtorë të KEDS-it, dje rreth orës 11:15.

Në momentin kur janë kanosur, punëtorët kishin qenë duke e ndërruar një shtyllë të rrjetit elektrik.

Prokurori ka vendosur që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat