Gjobitet shoferi që drejtoi automjetin edhe pse iu hoq patentë shoferi

Kronikë e zezë

Gjobitet shoferi që drejtoi automjetin edhe pse iu hoq patentë shoferi

Më: 9 shkurt 2022 Në ora: 14:35
Foto ilustrim

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj sot rreth orës 10:00 në rrugën magjistrale Ferizaj-Kaçanik në hyrje të Kaçanikut ka ndaluar shoferin me inicialet F.RR (M/K) 34 vjeçar i cili po drejtonte automjetin e udhëtarëve nën masën mbrojtëse, ndalimi i drejtimit të automjetit (heqja e patentë shoferit) për 6 muaj nga 21.10.2021 deri më 22.04.2022.

Në lidhje me këtë policia, shoferit i shqiptoi edhe një gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor prej 300 euro dhe ndaj tij vazhdohet masa e ndalimit të patentë shoferit edhe për gjashtë muaj të tjerë.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, apelon te shoferët e automjeteve që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit rrugor dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat