Shiti veturën që nuk ishte e tij, arrestohet gjakovari

Kronikë

Shiti veturën që nuk ishte e tij, arrestohet gjakovari

Më: 10 shkurt 2022 Në ora: 09:49
Foto ilustrim

Është arrestuar një burrë nga Gjakova pasi ka shitur veturën që nuk ishte e tij, tek një burrë tjetër.

Policia bën me dije se i dyshuarit ia kishte marrë viktimës rreth tre mijë euro.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, pasi që i njëjti ka mashtruar viktimën mashkull  kosovar duke ia shitur veturën e cila nuk ishte e tij, për të cilin kishte marr rreth 3000 €.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat