Vdes shtetasi i Serbisë në Malishevë, policia nis hetimet

Kronikë

Vdes shtetasi i Serbisë në Malishevë, policia nis hetimet

Më: 12 shkurt 2022 Në ora: 08:38
Ilustrim

Policia ka njoftuar se dje në Malishevë një shtetas i Serbisë ka vdekur në emergjencë, pasi i njëjti ishte dërguar atje në gjendje të rëndë shëndetësore.

Siç bënë të ditur policia trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

“Është raportuar se një mashkull shtetas i Serbisë ka ndërruar jetë pasi është dërguar në emergjence në gjendje të rëndë shëndetësore. Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton Policia.

Rasti në polici po hetohet si “Hetim i vdekjes”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat